Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga postet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë së re. Deri tani, janë paraqitur katër kandidatë, përfshirë edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit. Nano ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të uniformave blu për një periudhë 10-mujore, nga tetori 2021 në gusht 2022. Ai dha dorëheqjen më 31 gusht 2022. Vendin e tij asokohe, e zuri Muhamet Rrumbullaku. tvklan.al
Burimi: Opinion.al