Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sot 35 vite nga 2 korriku 1990, dita kur liria mposhti frikën dhe ëndrra sfidoi diktaturën
Nga Albert Vataj Askush nuk do të besonte atë që ndodhi 2 korrikun e vitit 1990. Ishte dhe mbeti një akt i pashoq guximi dhe vetmohimi. Frika ishte mposhtur, së bashku me të edhe diktatura. Ajo kohë ka mbetur kujtesë në histori si dita kur ambasadat; ajo gjermane, franceze, italiane dhe greke, do të bëhen streha e parë e vullneteve të lirisë. Përtej atyre kangjellave dhe mureve rrethues, policisë dhe ushtrisë së diktaturës në agoni, përgjërimit dhe lotëve të prindërve, 5200 shqiptarë të moshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme, guxuan të provojnë fatin për një ditë më të mirë, për...