Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra janë e ardhmja e Shqipërisë
Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e të rinjve në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen. Në reagimin e saj, Mula shprehet se shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri te e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar. “Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.
Burimi:
gijotina.com