Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sonte PSG – Real Madrid, sa është fitimi financiar i skuadrës që kap finalen
9 Korrik 2025 17:36 Telesport Gjysmëfinalja e Botërorit të klubeve, Paris Saint-Germain – Real Madrid, do të luhet sonte në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Kjo sfidë nuk sjell vetëm rivalitet sportiv, por edhe një orvatje për të fituar miliona euro. Fituesi i sotëm do të përfitojë plot 30 milionë euro shtesë nga fitimet e deritanishme, një shumë marramendëse edhe për klube kaq të pasura sa parisienët dhe madrilenët. Në rast triumfi, Real Madrid do të arkëtojë mbi 110 milionë euro, ndërsa PSG nja 10 milionë euro më pak se “Los Blancos”.