Sonila Meço: Ja pse po ikin çdo ditë njerëz prej këtij vendi…

Sonila Meço: Ja pse po ikin çdo ditë njerëz prej këtij vendi…

Nga: Sonila Meço Dhe bindem çdo ditë e më shumë se në jetë shoqërinë, siç mban oksigjeni njeriun, e mban edukimi.Shpirtin ia ushqen edukimi.Një mendje bosh e mbush dhe e hap edukimi. Fodullëkun dhe rebelimin ndaj ligjit dhe rregullit e vret edukimi. Vetpërmbajtjen e stabilizon edukimi. Arsyen njerëzore mbi ekzistencën instiktive të kafshëve e stërvit edukimi.Atë kemi vrarë, edukimin, mbrojtësin e jetës dhe arsyes shoqërore. Ndaj shuhen e ikin çdo ditë njerëz këtij vendi, kësaj gjëje të gjallë privuar logjike, vetpërmbajtjeje, arsyeje dhe morali, sepse kemi vrarë gardianin e instikteve shtazore. Një shoqërie që i është shkatërruar edukimi, çdo recetë tjetër funksionimi normal t’i ofrohet, do shërbente sa barnat një të vdekuri.Shoqëri, që rrezikon të përfundojë e gjitha për skrap. ObserverKult Lexo edhe: SONILA MEÇO...