Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sondazhi për Shkodrën: Vetëm 26% të kënaqur me punën e qeverisë Rama, 69% të zhgënjyer
👁10987
Në ndryshim nga Tirana ku kemi një përqindje më të lartë të qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama (42%), në Shkodër shohim një panoramë tjetër. Të dhënat e sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se 26% e qytetarëve të anketuar shprehen se janë të kënaqur nga qeveria. Konkretisht 14% që janë “shumë të kënaqur” dhe 12% “mjaft të kënaqur”. 69% janë “shumë të zhgënjyer” dhe 5% “mjaft të zhgënjyer”. Shkodra njihet si bastion i djathtë, por kujtojmë që për herë të parë socialistët morën fitore në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të 2023.