Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sondazhi i McLaughlin & Associates, Partia Socialiste forcë e parë në Tiranë
👁3875
Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave. Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%. Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%. 3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.