Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Sogojeva: Prishtina fitoi 22 milionë euro të hyra nga Festivali Sunny Hill
Sunny Hill Festival 2025 shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke e vendosur sërish Prishtinën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ky festival, i cili tashmë është kthyer në një simbol të fuqishëm të identitetit urban dhe rinor të vendit, jo vetëm që solli yje botërore në skenën kosovare, por gjithashtu solli të hyra për Prishtinën.Përvec imazhit global, kosovarët fituan edhe para nga të huajt që erdhën ta kënaqin shpirtin me muzikë. Dhe atë jo pak, raporton Klan Kosova. Madje një pjesë e fitimeve shkoi edhe në rajon. Nëse dikush e përjetoi më së shumti fluksin e festivalit, ishin taksistët që ditë e natë përshkuan rrugët, duke bartur turistë nga e gjithë bota për në Bërnicë. Hysen Sogojeva nga Oda...