Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Snajperët shqiptarë fitojnë medalje bronzi në garën elitare në Turqi
👁9204
Efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) janë renditur të tretët në garën elitare ndërkombëtare “Best Sniper Team Competition”, duke fituar medaljen e bronztë në një konkurrencë të fortë të zhvilluar në Isparta, Turqi, nga data 5 deri më 15 maj 2025.Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se operatorët shqiptarë përfaqësuan me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në mesin e 26 ekipeve pjesëmarrëse nga 18 vende të ndryshme. Me përgatitje të lartë profesionale, precizion dhe disiplinë të admirueshme, snajperistët shqiptarë dëshmuan kapacitetin e tyre në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe...