“S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj”/ Grida Duma: E kam paguar lirinë me vetmi
Grida Duma ka bërë një rrëfim të veçantë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur hapur për anën e saj emocionale, jetën personale dhe koston që, sipas saj, ka pasur forca e vazhdueshme për të përballuar çdo situatë. E pyetur nga Ema Andrea se cila është pika e saj e dobët, moderatorja u shpreh se ajo është njëkohësisht edhe pika e saj më e fortë. Duma pranoi se imazhi i një gruaje gjithmonë të fortë ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë kur ajo vuan dhe të mos i ofrojnë empatinë për të cilën ka nevojë. “Dobësia ime është forca ime. Domethënë, nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja. Më mungon...
Burimi:
ntv.al