Slot: Jemi përforcuar në merkaton e verës, por edhe të tjerët nuk kanë qëndruar duarkryq

Slot: Jemi përforcuar në merkaton e verës, por edhe të tjerët nuk kanë qëndruar duarkryq

5 Gusht 2025 14:53 Alfred Lleshi Duke folur pas dy miqësoreve kundër Athletic Bilbao, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, analizoi gjithashtu edhe skuadrën në dispozicion: “Mendoj se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim në çdo repart. Siç e thashë, kemi shtuar, sipas mendimit tim, disa armë të reja. Florian Wirtz ka shumë kreativitet në një të tretën e fundit të fushës. Kemi humbur Trent Alexander-Arnold, i cili tregonte shumë kreativitet nga mbrojtja. Krosimet e Trent dhe aftësia e tij për të drejtuar lojtarët përpara ishin vërtet të veçanta, mendoj se edhe Flo e ka këtë cilësi, ndonëse në një pozicion krejtësisht tjetër. Siç e thashë, duhet të bëjmë një hap përpara në çdo aspekt, sepse edhe kundërshtarët tanë nuk qëndrojnë në vend. Jo vetëm përpiqen të...