Slim Dusty, historia e Australisë e treguar përmes këngës

Slim Dusty, historia e Australisë e treguar përmes këngës

Ka vende që ruhen në libra, të tjera në fotografi. Australia e Slim Dusty-t u ruajt në këngë. Në zërin e tij kaluan rrugët e gjata të bush-it australian, udhëtarët, punëtorët, qytetet e vogla dhe hapësirat e pafundme që për dekada u bënë pjesë e një prej repertorëve më të njohur të muzikës country australiane. Për afro shtatë dekada, Slim Dusty nuk këndoi vetëm për Australinë, ai ndërtoi përmes muzikës një arkiv të jetës së saj. I lindur David Gordon Kirkpatrick në vitin 1927, në një zonë rurale të New South Wales, ai e gjeti muzikën herët. Këngën e parë e shkroi si fëmijë, ndërsa në moshën 11-vjeçare mori emrin Slim Dusty, emër që do ta shoqëronte gjatë gjithë karrierës. Muzika e tij u lidh...