SKY ECC NË BETEJË LIGJORE, HALIMI: ZHVILLIMET NË EUROPË KANË RËNDËSI EDHE PËR DOSJEN “ARUBA”
A mund ta kundërshtojë një i pandehur në Francë ligjshmërinë e mbledhjes së mesazheve të Sky ECC, kur ato përdoren kundër tij në një shtet tjetër? Kjo pyetje është në qendër të një përballjeje juridike europiane, të cilën avokati Eduart Halimi e lidh edhe me procedime të rëndësishme në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Halimi njofton se është takuar në Paris me avokatin francez Robin Binsard, me të cilin ka diskutuar zhvillimet gjyqësore rreth Sky ECC dhe mundësinë e kundërshtimit të provave. Halimi e cilëson operacionin “Vanilla” si një nga operacionet policore më interesante të viteve të fundit. Megjithatë, ai shtron pyetjen nëse materialet e përftuara prej tij do t’i rezistojnë kontrollit gjyqësor. Sipas tij, vëmendja po zhvendoset drejt së drejtës së mbrojtjes për...
Burimi:
ntv.al