Skuadrat e Serie A hezitojnë për Asllanin, Interi në “hall” me mesfushorin kuqezi

Skuadrat e Serie A hezitojnë për Asllanin, Interi në “hall” me mesfushorin kuqezi

E ardhmja e Kristjan Asllanit është kthyer në një enigmë të vërtetë. Mesfushori, i cili refuzoi Betis, ka dëshirë të qëndrojë në Itali. Gjithsesi, sipas asaj që shkruajnë mediat, problemi është se asnjë klub italian nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e Interit. Zikaltërit kërkojnë 18-20 milionë euro për të lënë të lirë shqiptarin, ndërsa për momentin klube si Fiorentina dhe Bologna hezitojnë të bëjnë diçka të tillë. Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshime, Interi do detyrohet të huazojë lojtarin, opsion ky që nuk duket shumë i preferuar në Milano.