Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Skënderbeu, personalitet i epokës osmane
Nga: Agron Islami Jo të gjithë, por një pjesë e studiuesve shqiptarë të Mesjetës (të cilët nuk mund të quhen medievistë, përderisa nuk njohin gjuhën e Bizantit), mbrojnë mendimin se periudha në të cilën jetoi dhe veproi Skënderbeu i takon periudhës historike të Mesjetës. Në anën tjetër, ka të tillë që Mesjetën e çojnë deri te Pashallëqet Shqiptare. Megjithatë, si në çdo shkencë, edhe në histori ka një standard dhe metodologji që përdoret nga historishkruesit gjithandej botës dhe, gjithsesi, nëse duam të merremi seriozisht nga historiografia botërore, duhet të respektohen këto standarde objektive. Kur jemi ke ndarja e periudhave historike, në veçanti te kufiri mes periudhës së Mesjetës dhe Kohës së Re, pjesa më e madhe e historiografive botërore si pikë të ndarjes e marrin...