Skënderbeu në serialin “Jetë luftëtarësh”! Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike të heroit tonë kombëtar: Ka lindur në…

Skënderbeu në serialin “Jetë luftëtarësh”! Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike të heroit tonë kombëtar: Ka lindur në…

HALIL RAMA Për herë të parë autoritetet shkencore turke thyejnë heshtjen, lidhur me historinë e Skënderbeut dhe kryesisht me origjinën e vendlindjen e tij. Nëse deri sot historiografia civile apo ushtarake e Turqisë heshtte për Skënderbeun dhe historinë e tij, tani foli publikisht. Foli qartë dhe pastër Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë (Milli Savunma Universitesi-Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare) të Turqisë. Saktësisht në këtë dokumentar në përkthimin nga gjuha turke në gjuhën angleze dhe nga gjuha turke në shqip thuhet: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu u lind më 1405, në fshatin Sinë të Dibrës (Kjo shqiptohet qartë në dy fjalitë e para të dokumentarit në fjalë)”. Duke e publikuar këtë të vërtetë në librin e tij voluminoz me 497 faqe “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër”,...