Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Zgjedhjet që këtë javë u mbajtën në Izrael nuk prodhuan një fitues të qartë për të formuar Qeverinë. Benjamin Netanyahu mbetet në postin e kryeministrit në detyrë, por përballet me një Parlament ku opozita synon që ta rrëzojë atë nga pushteti. Më poshtë mund të lexoni disa nga skenarët që mund të ndodhin pas zgjedhjeve në Izrael: Zgjedhje të reja Pasi të publikohen zyrtarisht rezultatet përfundimtare javën e ardhshme, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, nis konsultimet me përfaqësuesit partiakë dhe më pas me kandidatët që ai vlerëson se mund të kenë shanset më të mira për të formuar Qeverinë. Nëse kandidati dështon ta formojë ekzekutivin, një tjetër mund ta provojë dhe nëse ai dështon, Knasset-i apo Parlamenti izraelit mund ta nominojë një kandidat tjetër. Afati...