Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skemë mashtruese me SMS për të zhvatur qytetarët, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos jepni të dhënat e bankës
Një skemë mashtruese që po qarkullon së fundmi për të zhvatur qytetarët përmes disa linqeve që dërgohen me anë të SMS-ve, ka vënë në alarm Policinë e Shtetit. Kjo e fundit, përmes një njoftimi, informon qytetarët mbi këtë skemë që të mos bien viktima të abuzimit. Përmes mesazheve nga numra të panjohur, dërgohen në celular linqe të dyshimta ku kërkohet që të klikohen e të vendosen të dhënat bankare dhe të tjera informacione personale. Kujdes, policia bën thirrje mos t’i klikoni këto linqe dhe të mos vendosni asnjë të dhënë personale. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Drejtoria e Hetimit të...