Skandali sentimental i Neuer, bashkëshortja e akuzon për tradhti gjatë shtatzënisë: “Është një nivel tjetër ligësie”
Përplasja mes Manuel Neuer dhe bashkëshortes së tij, Anika Bissel, po tërheq vëmendjen e mediave gjermane. Kjo e fundit ka publikuar mesazhe të ashpra në rrjetet sociale, mes aludimeve se portieri i Bayern Munich e ka tradhtuar gjatë shtatzënisë. “Nuk është turp të jesh gruaja që është tradhtuar. Turp është të jesh burri që shkatërron familjen, traumatizon fëmijët dhe bashkëshorten për shkak të një tradhtareje dhe më pas fajëson të tjerët për dëmin që ka shkaktuar vetë”, – shkruan Anika. Më tej, ajo shton: “Të tradhtosh një grua shtatzënë është një nivel krejt tjetër ligësie. Ky nuk është një gabim, por zgjedhje egoiste, mizore dhe pa respekt. Ajo mban fëmijën tënd në bark, përballet me vështirësitë e shtatzënisë, ndërsa ti i kushton vëmendje dikujt tjetër....
Burimi:
telesport.al