Mourinho ironizon parashikimet e superkompjuterit të inteligjencës artificiale: Është një m*t, hiçgjë…

Mourinho ironizon parashikimet e superkompjuterit të inteligjencës artificiale: Është një m*t, hiçgjë…

José Mourinho doli para mediave në prag të ndeshjes kundër Alavés në “Bernabéu”, ku foli për Vinicius, Mbappé, Bellingham, Huijsen dhe rikthimin e Mendy në listën e të grumbulluarve. Për Alavés: “Ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Pozicioni i tyre në renditje iu jep qetësi, na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të luajmë dhe të marrim tri pikët”. Për Huijsen: “Mbrojtja e mirë ndihmon edhe lojën sulmuese. Kur ke siguri prapa, mund të luash me vijë më të lartë dhe të fitosh duelet. Kur ishim bashkë te Roma, Dean ishte ende fëmijë. Premier League e ka ndihmuar të përmirësohet. Rüdiger dhe Konaté po e ndihmojnë shumë. Ka treguar pjekuri”. Për Bellingham dhe Zidane: “Nuk më pëlqen të krahasoj futbollistë të brezave të...