Skandali/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan të Dropullit
Një denoncim i fortë vjen nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” lidhur me ekspozimin e portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Derviçan, në territorin e Bashkisë Dropull. Një “provokim të rëndë ndaj shqiptarëve”, duke argumentuar se Zerva lidhet me masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare të Çamërisë dhe dëbimin e saj nga trojet e veta. “Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame”, thuhet në deklaratë. Në reagim theksohet edhe faktit se Shqipëria përkujton zyrtarisht viktimat e Çamërisë, duke shtuar se 27 qershori është përcaktuar në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. “Si mund...
Burimi:
syri.net