Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Trajneri Enzo Maresca vihet në mbrojtje të Manchester City-t. Ai ka shprehur besimin te klubi dhe fakti se gjithçka do të zgjidhet pozitivisht. Ishte dalja e parë e trajnerit pas verdiktit të komisionit të pavarur të Premier, duke e shpallur fajtor City-n për një sërë shkeljesh të normave financiare. Klubi ka bërë rekurs pas këtij vendimi. “E vetmja gjë që mund të them është se ka një procedim që po bëhet dhe kam shumë besim te klubi. Besoj te njerëzit, prandaj kam ardhur këtu. Kemi të gjithë besim dhe momenti i duhur për të folur mendoj se do të jetë kur ta fitojmë rekursin, – ka theksuar Maresca në konferencë shtypi. – Tani nuk ka sens të flasim, sepse nuk kam shumë informacion. “Calciopoli”? Është...