Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandali në Onkologjik/ Gazetari kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer
Spitali Onkologjik vijon të lejë pa shërbim pacientët e sëmurë me kancer në Shqipëri. Gazetari Osman Stafa ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik. Stafa në kallëzimin e tij bën me dije se prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit për shkak se është lënë pa mirëmbajtje. “KALLZIM PENAL në SPAK E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po...