Skandali me videot intime, reagon Julia Ilirjani: Nuk jam unë në ato filmime, të bëhen bashkë zonjat e ta denoncojnë
Aktorja Julia Ilirjani ka folur lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjet dhe aludimet që kanë përfshirë edhe emrin e saj. Ilirjani tha se i vjen keq për personat që janë përfshirë në këtë histori, ndërsa u shpreh e tronditur edhe nga fakti që videot janë xhiruar. “Më vjen shumë keq që ka njerëz që u prishin karrierën njerëzve që kanë punuar prej vitesh e vitesh. E kuptoj që kur je person publik do jesh në vëmendje si për mirë, si për keq. Por më shumë se me çfarë u ka ndodhur atyre zonjave, jam edhe më e shokuar për atë që ka xhiruar. Nëse e ka bërë vetë është edhe më e tmerrshme, dhe nëse ia kanë vënë kamerën është po prapë...
Burimi:
ntv.al