Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND). Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp....
Burimi: Javanews.al