Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur
Aktorja e njohur turke Afra Saraçoğlu është shoqëruar nga forcat e xhandarmërisë në aeroportin e Stambollit, menjëherë pas kthimit të saj nga Franca. Ndalimi i saj u bë në kuadër të një hetimi të gjerë të nisur nga Kryeprokuroria e Stambollit për përdorim, lehtësim dhe sigurim të lëndëve narkotike, ku janë përfshirë disa persona të njohur të ekranit dhe artit në Turqi. Pas marrjes në pyetje, aktorja do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar testeve përkatëse biologjike (analiza gjakut, urinës dhe flokëve). Përgjatë këtij hetimi janë shoqëruar gjithsej 15 persona. Mes tyre, emra të njohur si aktorët Aras Bulut İynemli e Melis Sezen, si dhe reperi Sefo, u liruan pas marrjes së mostrave biologjike në Mjekësinë Ligjore. Ndërkohë, biznesmeni i bizhuterive...
Burimi:
javanews.al