SKANDALI LAÇIVITA, NË QENDËR TË DEBATIT/ PETRAJ: BERISHA MUND TË PËRFSHIHET NË HETIM
Një raportim i The New York Times ka hapur një debat të ri në Shtetet e Bashkuara dhe në Ballkan për aktivitetet private të dy figurave të afërta me Donald Trump, Chris LaCivita dhe James Blair. Sipas raportimit, LaCivita dhe Blair kanë udhëtuar drejt Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ku janë angazhuar si këshilltarë për qeverinë e drejtuar nga Milorad Dodik, në prag të zgjedhjeve. Të dy raportohet se janë paguar me qindra mijëra dollarë për shërbimet e tyre. Dokumentet e depozituara në Departamentin amerikan të Drejtësisë tregojnë se Republika Srpska ka paguar më shumë se 4 milionë dollarë që nga fillimi i vitit 2025 për lobistë dhe operativë politikë të lidhur me Trump. Çështja mori përmasa politike pasi Donald Trump deklaroi fillimisht se...
Burimi:
ntv.al