Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve, Kalaja: Qeveria shqiptare një organizatë kriminale që mbrohet nga drejtësia

Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve, Kalaja: Qeveria shqiptare një organizatë kriminale që mbrohet nga drejtësia

Një tjetër skandal i përmasave alarmante ka përfshirë Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s, i cili tashmë po akuzohet hapur si qendër e trafikimit të armëve. Pas etiketimit ndërkombëtar si "narko-shtet" dhe vend tranzit për lëndët narkotike të forta, të dhënat e fundit tregojnë se armët trafikohen, ambalazhohen dhe shiten nga Shqipëria me etiketën "Made in Albania", duke shkelur çdo traktat dhe marrëveshje ndërkombëtare. Këto akuza të rënda janë ngritur nga avokatja Adriana Kalaja gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri tv me gazetarin Bled Marku. Ajo theksoi se në krye të këtij rrjeti qëndron vetë qeveria, e kthyer tashmë në një "organizatë kriminale". Referuar deklaratave dhe denoncimeve të fundit publike, përfshirë intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, theksohet se krimi është instaluar thellë...