Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Sipas një investigimi të publikuar nga The New York Times, Kina dyshohet se ka spiunuar Jensen Huang, drejtorin ekzekutiv të gjigantit amerikan Nvidia, ndërsa presidenti Donald Trump ishte informuar për çështjen, por nuk ndërhyri, nga frika se mund të dëmtonte shitjet e çipave drejt Kinës. Në qendër të hetimit është Alice Huang, drejtuese e kompanisë Megaspeed me seli në Singapor, e cila dyshohet nga autoritetet amerikane se mund të ketë lidhje me shërbimet kineze të inteligjencës. Sipas raportimit, CIA e kishte vënë nën mbikëqyrje pasi lindën dyshime se ajo mund të ndihmonte në dërgimin e çipave të avancuar të Nvidia-s drejt Kinës, duke anashkaluar kufizimet amerikane. Hetuesit dyshojnë se ajo kishte krijuar një marrëdhënie të afërt me Jensen Huang, çka ngriti shqetësime për mundësinë e...