Skandali i MikroKredive: Raiffeisen Bank, BKT dhe ProCredit përfshihen në skemën që u grabiti qytetarëve mbi 40 milionë euro

Skandali i MikroKredive: Raiffeisen Bank, BKT dhe ProCredit përfshihen në skemën që u grabiti qytetarëve mbi 40 milionë euro

Një skandal financiar në përmasa shqetësuese është zbuluar nëpërmjet një dosjeje të përgatitur nga Prokuroria e Tiranës dhe tashmë në duart e SPAK, që heton rolin e disa prej bankave më të mëdha në vend në transferimin dhe shitjen e kredive të këqija drejt subjekteve që kanë ushtruar presion dhe abuzim sistematik ndaj qytetarëve shqiptarë. Në qendër të këtij hetimi që pritet të çojë në arrestime dhe sekuestrime të aseteve, janë bankat Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe ProCredit Bank, të cilat rezultojnë të kenë pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanitë Mikro Credit Albania (MCA) dhe Final, tashmë me...