SKANDALI 2.0/ Aktivisti i huaj dëshmon se si kompania e bitumit në Selenicë ndot lumin Vjosa

SKANDALI 2.0/ Aktivisti i huaj dëshmon se si kompania e bitumit në Selenicë ndot lumin Vjosa

Ulrich Eichelmann TIRANË- Media e huaj “River watch” është rikthyer në lumin Vjosa duke konstatuar gjetje të reja që dëmtojnë si lumin, ashtu edhe ekosistemin që jeton brenda tij. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë ndërkombëtarë kanë ngritur zërin ndaj ndotjes së vazhdueshme të lumit Vjosa, duke e cilësuar situatën si një krizë mjedisore që po përkeqësohet çdo ditë, por kësaj here kanë gjetur ndotje nga kompania e bitumit në Selenicë. “Qeveria shqiptare thotë se shumë nga kërcënimet ndaj lumit Vjosa janë ‘probleme të vjetra’, por faktet janë këto: Problemet po vazhdojnë pa pasoja. Qeveria ka pasur vite për të vepruar. Ndotja po përkeqësohet. Këto nuk janë thjesht probleme – janë krime mjedisore. Ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që: Të ndalojë ndotjen; Të zbatojë mbrojtjen...