Skandal/ Policia dhunon brenda xhamisë, Dëshmia: Po prisnin namazin, besimtarët u goditën me shkop gome dhe gaz

Skandal/ Policia dhunon brenda xhamisë, Dëshmia: Po prisnin namazin, besimtarët u goditën me shkop gome dhe gaz

Çdo orë që kalon po tregon një polici tejet të dhunshme, e cila nuk kursen as institucionet fetare. Dhjetëra efektivë kanë mësyrë në xhaminë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet, në kohën kur besimtarët po falnin namazin duke i dhunuar brutalisht. Në një intervistë për Syrin, besimtarë myslimanë tregojnë se policia dhunoi njerëzit që ishin duke pritur namazin. “Ishte në momentin kur policia po shpërndante protestuesit.  Një pjesë e besimtarëve po prisnin namazin. Ishte momenti kur po thërriste Ezani. Në këtë moment disa element të forcave të rendit sulmuan besimtarët që ishin në shkallë dhe godisnin me shkopa gome e spraj. Në video duket fare qartë që është një grup i madh që vjen me vrull dhe sulmon besimtarët. Ndërkohë një civil ndërhyri dhe ndaloi sulmin ndaj ...