Skandal pas skandali/ SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës

Skandal pas skandali/ SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës

Në kulmin e skandalit “Kayo”, vetëm pak ditë pasi SPAK sekuestroi telefonat e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes ka propozuar një projektligj për t’u hequr taksat bizneseve të tyre. Drafti i hedhur për konsultim publik ndryshon ligjin ekzistues për industrinë ushtarake duke i dhuruar një “parajsë” të vërtetë fiskale subjekteve të licencuara në këtë sektor. Për ironi, përfituesit kryesorë të këtyre lehtësive radikale pritet të jenë pikërisht kompanitë private të lidhura me partneritetet shtetërore, të cilat sot janë nën lupën e Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe hije të rënda dyshimi mbi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të armatimeve. Heqje totale taksashSipas dokumentit zyrtar, qeveria propozon heqjen e plotë të çdo detyrimi që rëndon...