Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në Vlorë/ 54-vjeçari ‘privatizon’ pyllin e mbrojtur dhe mbjell ullinj, policia e merr nën akuzë
Policia e Vlorës ka marrë nën akuzë një 54-vjeçar që ‘privatizoi’ pyllin në Poro, në zonën e mbrojtur pranë lumit Vjosë dhe e ktheu në parcelë me ullishta, pa pasur dokumente pronësie. Burime zyrtare konfirmuan sot nisjen e procedimit në gjendje të lirë për të dyshuarin, që nuk posedonte asnjë dokumentacion. “U referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi dyshohet se pa u pajisur me leje nga organet kompetente, ka shpyllëzuar duke kultivuar më pas me pemë ulliri një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, në zonën e mbrojtur, pranë lumit Vjosë, në fshatin Poro”, tha policia vendore për rastin. Hetimet e mëtejshme do i ndjekë organi vendor i akuzës, për pushtim toke.