Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Skandal në Francë nga gjyqi më i madh i pedofilisë, mjeku që përdhunoi fëmijë për 25 vjet përballet me 20 vite burg
👁8924
Joel Le Squarnec, një kirurg francez 74-vjeçar, i akuzuar për një nga rastet më të mëdha të pedofilisë në historinë e Francës, pritet të dënohet me 20 vjet burg pas përfundimit të gjyqit të tij në Vannes, Brittany. Gjatë procesit tremujor, ai u akuzua për 111 përdhunime dhe 189 sulme seksuale, kryesisht ndaj fëmijëve nën 15 vjeç, ndërmjet viteve 1989 dhe 2014, në dhjetëra spitale ku shumë viktima ishin nën anestezi ose në fazë rikuperimi. Le Squarnec pranoi krimet në gjykatë, duke thënë se e kishte shfrytëzuar pozicionin e tij si kirurg për të sulmuar fëmijë dhe nuk kërkoi mëshirë...