Skandal në Dibër/ Radhë të gjata mjetesh në pikën kufitare, punohet vetëm me dy sportele

Skandal në Dibër/ Radhë të gjata mjetesh në pikën kufitare, punohet vetëm me dy sportele

Pika kufitare e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është përballur me radhë të gjata ditën e sotme. Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele, ndërsa fluksi më i madh është gjatë fundjavës. Radhët pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës, për shkak të fluksit të shtuar si pasojë e pushimeve verore dhe udhëtimeve drejt vendeve fqinje.
Burimi: Sot.com.al