Skandal financiar në RTSH, Eni Vasili kërkon 2 milionë euro shtesë nga Ministria e Financave, 8 milionë euro të…

Skandal financiar në RTSH, Eni Vasili kërkon 2 milionë euro shtesë nga Ministria e Financave, 8 milionë euro të…

Paratë e qytetarëve shqiptarë, të mbledhura përmes tarifave dhe buxhetit të shtetit, po groposen në një institucion që prej vitesh ka humbur funksionin publik dhe kontrollin financiar: Radiotelevizioni Shqiptar. RTSH, që çdo vit merr miliona euro nga taksat e shqiptarëve, është sot në prag kolapsi financiar. Këtë e ka pranuar vetë drejtoresha e re Eni Vasili. Ajo ka evidentuar me shifra një rrënim të plotë financiar të trashëguar nga paraardhësit, një gropë që po zmadhohet çdo ditë dhe që rrezikon jo vetëm funksionimin teknik të institucionit, por edhe vetë qëllimin e ekzistencës së tij. Përtej fondeve të ulëta që mbledh...