SKANDAL/ Efektivët tërheqin zvarrë gjimnazistët gjatë protestës! Polici e qëllon me shkelma edhe pse është i neutralizuar!
Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë është shoqëruar me përplasje fizike. Efektivë që tërheqin zvarrë disa gjimnazistë, ndërsa në një moment tjetër një polic godet me shkelma një të ri, edhe pse ky i fundit duket se është neutralizuar. Sakaq, situata para ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar herë pas herë, me efektivë të policisë që kanë hedhur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj për të shpërndarë protestuesit.
Burimi:
gijotina.com