Skafi i vjedhur në Greqi zbulohet në Sarandë/ U nxorr me vinç nga deti

Skafi i vjedhur në Greqi zbulohet në Sarandë/ U nxorr me vinç nga deti

Policia e Sarandës po vijon prej 24 orësh një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një skafi në brigjet greke. Mjeti lundrues dyshohet të jetë vjedhur në Igumenicë dhe pas informacioneve operative të mbërritura, policia e Sarandës ka arritur ta gjejë atë. Skafi është gjetur dhe sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte transportuar me kamion, pasi ishte nxjerrë më parë nga deti me vinç. Policia mësohet se ka identifikuar dhe kapur drejtuesin e vinçiz. të riun E. D nga fshati Gjashtë. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Burimi: Sot.com.al