Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
S’ka të papritura/ Dështon sërish për herë të 12-të, përpjekja për konstituimin në Kuvendin e Kosovës
👁2326
Nuk është arritur të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për të 12 herë. Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. LVV i ka kërkuar marrëveshje LDK-së, e cila ka refuzuar dhe kërkon qeveri tranzitore mes partive parlamentare. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Si rezultat, seanca nuk pati sukses. Këto subjekte politike kundërshtuan zhvillimin e votimit për kryeparlamentaren përmes një procesi të fshehtë. Seanca pritet të vazhdojë pas 48 orësh.