“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për konfliktin pronësor në Vlorë, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë. Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social, të publikuar sot (7 shtator), ligjvënësja opozitare deklaron se, gjatë tri ditëve të fundit, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm gjysmë të vërteta, ndërsa është shmangur, sipas saj, e vërteta kryesore: institucionet shtetërore kanë dhënë dy leje të ndryshme, për dy persona, mbi të njëjtën pronë. “Përgjegjësi është shteti, qeveria dhe kryeministri, i cili ka dhënë dy leje të ndryshme: një për investim strategjik dhe një për zhvillimin e pronës, për të njëjtën tokë dhe për dy persona të ndryshëm”, u shpreh Tabaku. Deputetja demokrate ngriti pyetjen se si kanë mundur institucionet të përfundojnë dy procedura të plota për dhënien e lejeve të...
Burimi:
javanews.al