S’ka revolucion, ja strategjia që ka zgjedhur Elbasani për merkaton

S’ka revolucion, ja strategjia që ka zgjedhur Elbasani për merkaton

Për shumë skuadra, merkatoja është periudha e shpresave të mëdha, por edhe e gabimeve të mëdha. Elbasani ka kaluar këtë fazë. Nuk ka më nevojë për ndryshime të rrënjësishme, sepse tashmë ka gjetur stabilitetin. Rruga e ndërtuar vitin e kaluar po vazhdon me hapa më të matur dhe më të qëndrueshëm. Kjo nuk do të thotë se Elbasani ka pushuar së investuari apo nuk kërkon rritje. Përkundrazi, përzgjedhja e afrimeve është bërë me kujdes më të madh, në funksion të harmonisë së skuadrës, konkurrencës së brendshme dhe kërkesave specifike taktike të trajnerit.