Ska negociata pa plotësuar kushtet, Irani: E pamjaftueshme përgjigjia e SHBA-së për rihapjen e Hormuzit –
Përgjigja e Shteteve të Bashkuara ndaj shtatë kushteve të Iranit në një propozim për të rihapur Ngushticën strategjike të Hormuzit ishte “e pamjaftueshme”, tha shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei. Irani paraqiti një propozim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas të cilit Ngushtica e Hormuzit mund të rihapej dhe të rivendosej kalimi normal detar brenda shtatë ditësh nëse plotësoheshin kushtet, të cilit SHBA-ja iu përgjigj më vonë nëpërmjet ndërmjetësve të Katarit. Uashingtoni duhet të sqarojë çështjet që mbeten të paqarta për Teheranin, tha Rezaei, Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, duke shtuar se “ne u paraqitëm amerikanëve shtatë kushte dhe deklaruam qartë se Ngushtica e Hormuzit nuk do t’u hapej atyre dhe nuk do të zhvilloheshin negociata derisa të përmbushen këto kushte”....
Burimi:
javanews.al