S’KA NATO/ Rubio jep sinjalin e fortë për Ukrainën: Anëtarësimi nuk është në tryezë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është aktualisht pjesë e diskutimeve të Uashingtonit, ndërsa administrata amerikane po përqendrohet te përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjatë një konference për shtyp Rubio u pyet për qëndrimin e SHBA-së ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në aleancën ushtarake. “Për këtë nuk ka një përgjigje po ose jo”, tha Rubio, duke sqaruar më tej se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është në tryezë tani për tani”. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, një vendim i tillë do të kërkonte mbështetjen e të gjitha 32 vendeve anëtare të NATO-s. “Për momentin, kur bëhet fjalë për Ukrainën, ne jemi të përqendruar thjesht në përfundimin e këtij konflikti”,...
Burimi:
ntv.al