Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
S’ka fund revolta! Avokati i njohur qeth flokët në oborrin e Kuvendit: Po na shkatërrojnë shtetin
Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish në ambientet e jashtme të Parlamentit në Prishtinë, kundër krizës politike të krijuar në vend. Pak momente përpara nisjes se seancës së 50 të kësaj të hëne për konstituimin, ai qethi flokët i ulur në një karrige. Rreth 3 javë më parë ai hyri në oborrin e Kuvendit me 4 gomerë, që simbolizonin sipas tij deputetët dhe klasën politike në Kosovë. “Po na rrezikohet shtetësia”, u tha gazetarëve të pranishëm avokati duke iu referuar krizës politike të thelluar.