Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi
👁5840
Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS. “S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve. Pas këtij incidenti, votimi është pezulluar. Top Channel