Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake
Eksperti i sigurisë, Gert Metani ka ngritur shqetësime për mënyrën sesi Policia ka menaxhuar tubimet dhe përplasjet me protestuesit. Për të efektivët kanë përdorur forcë të tepruar, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës, sprejit me piper dhe shkopinjve të gomës, si dhe arrestimet që i cilësoi brutale. Rakipi: Jemi në ditën e 10-të të protestës. Si është përgjigjur policia? Po protestuesit që kaluan në revoltë? Cilat janë shkeljet që ju evidentoni? Metani: Protesta është 145-ditore. Edhe gjatë përplasjeve të mëparshme policia ka dhunuar protestuesit. Pra, sjellja e policisë s’është e dhunshme vetëm gjatë këtyre ditëve. Liria e tubimit është ligj më vete. Policia e Shtetit, duhet t’i nënshtrohet trajnimeve. Në Shqipëri, 10 mijë trupa që ka, trajnimet janë të mangëta. Një ndër parimet kryesore është që...
Burimi:
kohajone.com