Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë
Situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike. Prej tre ditësh, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Lundrës dhe masivin pyjor të Trodhenit. Gjatë natës, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në fshatin Madhesh, duke rrezikuar fermat dhe gjënë e gjallë të banorëve. Sipas banorëve të zonës, në një prej fermave ndodhen rreth 250 lopë, së bashku me një numër të konsiderueshëm bagëtish të imta, kryesisht dele dhe dhi, si dhe disa koshere bletësh. Tymi i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa raportohet se disa krerë bagëtish rezultojnë të humbur që prej nisjes së zjarrit. Pavarësisht ndërhyrjes së një helikopteri gjatë dy ditëve të fundit dhe angazhimit të forcave në terren, flakët...
Burimi:
javanews.al