Situatë dramatike në parlamentin e Kosovës, hidhen bomba molotov

Situatë dramatike në parlamentin e Kosovës, hidhen bomba molotov

Në hyrje-daljet e oborrit të Kuvendit të Kosovës janë vendosur forca të shtuara policore pasi protestuesit kanë tentuar t’i bllokojnë ato për të mos i lejuar deputetët të largohen nga ndërtesa, duke kërkuar që të miratohen plotësisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale. Po hidhen bomba molotov por edhe gaz lotësjellës në parlament por edhe jashtë tij. Njësite policore për kontrollin e trumave të trazirave janë zhvendosur në perimetrin e Kuvendit. Më herët gjatë ditës, protestuesit e kthyen dhunshëm një deputet brenda oborrit të Kuvendit, duke mos e lejuar të kalojë. Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Specialen, por ato duhet të kalojnë edhe në lexim të dytë për të pasur efekt. Ndryshimet nuk u hodhën në votim pasi partia në pushtet...