Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Situata me zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Deri në orën 20:30 kemi shuar 20 vatra
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë. Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës. Në fshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë. Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës. Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë. Në fshatin...